Odise Roshi shënon sërish në Turqi

Futboll

Odise Roshi shënon sërish në Turqi

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 22:13
Pamje nga ndeshja

Odise Roshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e Erzurumspor, në duelin e tij të pestë me ekipin e ri.

Mesfushori fierak shënoi në minutën e 67-të, një gol me “dhunë” duke u dhënë avantazhin të tijve, në duelin ndaj Erokspor. 

Ky ishte goli i dytë i Roshit në këtë sezon, duke u shndërruar në një lider te skuadra e tij, që militon në Ligën e parë turke.  

Vlen të theksohet fakti se 33-vjeçari u transferua këtë edicion te skuadra e Erzurumspor, nga Sakarjaspor, ku vjet shënoi 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat