Uzuni, sulmuesi shqiptar shënon golin e dytë radhazi në kampionat!
Myrto Uzuni është rikthyer në versionin “bomber” te Granada. Talenti beratas gjeti golin e dytë radhazi në kampionat me fanellën spanjolle.
29-vjeçari arriti të tunde rrjetën në minutën e 77-të të sfidës ndaj Malagës, duke i dhënë avantazhin 2-1 skuadrës së Grandaës.
Në 3 ndeshjet e para të kampionatit sulmuesi shqiptar nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa duket se tashmë është ndezur për të mos u ndalur më. Edicionin e kaluar në La Liga, Uzuni realizoi 11 gola në 34 ndeshje.