Tjetër paraqitje dinjitoze e Ismajlit

Futboll

Tjetër paraqitje dinjitoze e Ismajlit

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 22:28
Ardian Ismajli

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, regjistroi një tjetër paraqitje dinjitoze në duelin ndaj Kaljarit, ku skuadra e Empolit, triumfoi me rezultatin 0-2. 

27-vjeçari ishte një nga më të mirët në fushë, teksa u vlerësua me notën 7.6 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  

Ismajli fitoi 14 duele, si dhe ndërpreu 2 aksione premtuesi.

Gjithashtu mbrojtësi shqiptar spastroi 13 herë zonën dhe ndali 1 gjuajtje drejt portës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat