Shkëmbi e nis derbin me sulm

Futboll

Shkëmbi e nis derbin me sulm

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 22:31
Bledi Shkëmbhi

Partizani kundër Tiranës, në derbin kryeqytetas, që merr gjithë vëmendjen e kampionatit, në vigjilje të javës së gjashtë të saj.

Të dyja skuadrat janë gati për të marrë maksimumin e tyre, në një përballje që vlen shumë, jo vetëm për tri pikët por edhe për moralin në vazhdimësi.

Bledi Shkëmbhi, trajneri i Tiranës e kupton vështirësinë e ndeshjes, por menjëherë hidhet në sulm duke konfirmuar se skuadra e tij nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç fitores.

“Dua ta fitoj derbin, ashtu siç do edhe skuadra. Duam ta fitojmë për veten tonë, për klubin, më tepër për tifozët pasi unë e di shumë mirë se çfarë do të thotë një derbi i fituar për ta”.

Bledi Shkëmbi e di se ardhja e lojtarëve të rinj, të cilët nuk e njohin kampionatin shqiptar mund t’i japë një lloj minusi në duelin kundër Partizanit, por tekniku korçar nuk kërkon asnjë alibi në lidhje me këtë situatë.

“Mendoj se është pak minus, por kjo nuk është një justifikim se çfarë do të ndodhë. Kemi punuar gj ithë javën duke folurpër derbin dhe jam i bindur se edhe ata që nuk e njohin do bëjnë mirë”.

Në derbi nuk ka rëndësi sa pikë i ndajnë dy skuadrat, ajo që tifozët nuk falin është humbja e këto vitet e fundit, Tirana e ka prvouar ca si shumë. Nuk fiton që nga tetori i vitit 2022 duke e çuar në shtatë ndeshje rradhazi pa fitore, me 5 humbje e 2 barazime, e Bledi Shkëmbi ka një mesazh për tifozët.

“Tifozët na kanë mbështetur, ashtu si në ndeshjen e fundit ku na dhanë shumë besim për të luajtur një ndeshje të mirë dhe për ta fituar, pavarësisht se nuk arritëm. Mendoj se jemi në borxh me tifozët për tu dhuruar fitoren”, ka përfunduar Shkëmbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat