Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka luajtur titullar për Augsburgun, por pësuan humbje si vendas me rezultat 3:2 nga Mainz-i.
Rexhbeçaj është zëvendësuar në minutën e 80-të.
Augsburg mbetet pa një lojtar nga minuta e 70-të, futbollisti Essende është përjashtuar me karton të kuq.
Edhe Mainz nga minuta e 35-të ishte pa një lojtar pasi që Amir u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Për Mainzin shënuan Sieb (13'), Burkardt (15' e 49') dhe për vendasit Schlotterbeck (25’) e Essende (57’).
Pas javës së 4-të në Bundesliga I, Mainz zë vendin e 10-të me 5 pikë e Augsburg të 12-tin me 4 sosh.