Prishtina po e shijon vendin e parë, Cavalli fitore në moment shumë të qëlluar

Futboll

Prishtina po e shijon vendin e parë, Cavalli fitore në moment shumë të qëlluar

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 22:49
Jean-MIchel Cavalli

Prishtina aktualisht po e shijon vendin e parë, të paktën deri në përfundim të ndeshjeve tjera të javës së 6-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, sot e ka mposhtur me rezultat 3:0 Dukagjinin e Klinës, në ballafaqimin që u zhvillua në kompleksin Nacional në Hajvali.

Jean-MIchel Cavalli, kryetrajner i FC Prishtina, për faqen e klubit tha: “Për ne ka qenë ndeshje shumë me rëndësi, fitore në moment shumë të qëlluar, sepse, po të mposhteshim do të ishte shumë keq, barazimi s’do të na kryente punë dhe kjo fitore prej 3:0, sa do jo lehtë në fushë, aq më mirë për ne”..

Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat