Gjatë kësaj të diele do të zhvillohen ndeshjet e javës së 4-të në Ligën e dytë të Maqedonisë.
Skuadra e Bashkimit nga Kumanova udhëton për në Ohër, ku do të përballet me Ohridin.
Bashkimi renditet në vendin e gjashtë me 6 pikë, kurse Ohridi i 14-ti me vetëm një pikë. Kumanovarët kanë regjistruar dy fitore si mysafirë, kurse Ohrid nuk ka asnjë fitore në këto katër javë.
Portieri i Bashkimit, Luka Stojkovski, tha për Open-TV se në Ohër i pret një ndeshje e vështirë, por nëse përsërisin lojën sikur me Arsimin, atëherë do të kthehen me tre pikë.
“Të shohim, nuk mund të them asgjë për ndeshjen, nuk dëshiroj ta nëncmojë kundërshtarin, mirëpo ne në Ohër shkojmë për të përsëritur lojën sikur me Arsimin për të rrëmbyer tre pikë”, tha Stojkovski, njeriu I ndeshjes kundër Arsimit para ca javësh.
“Na pret ndeshje e vështirë kundër ekipit të Ohridit, e dimë se me cfarë kundërshtari përballemi të dielën, shpresojmë në rezultat pozitiv, jemi të përgatitur maksimalishtë për ndeshjen”.
“Nëse luajmë ashtu sic duhet, normalishtë se do të kthehemi me tre pikë, kurse besoj se bashkëlojtarët e mi do ta lënë zemrën në fushë dhe Bashkimin ta gëzojmë”.
“Ne ecim hap pas hapi, unë dhe bashkëlojtarët e mi të dielën do të japim maksimumin në mënyrë që t’i gëzojmë tifozët tanë Ilirët”, përfundoi portieri i Bashkimit, Luka Stojkovski.
Ndeshja e së dielës do të zhvillohet në ora 15:00.