Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shënon golin e parë me ekipin e ri dhe siguron 3 pikët

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:15
Taulant Seferi

Taulant Seferi ka shënuar golin e parë me fanellën e skuadrës së re, Bodrumspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi si titullar për herë të parë me turqit në ndeshjen përballë Hatayspor ku luajnë edhe Visar Bekaj e Massanga Matondo.

Seferi u tregua fantastik në minutën e 27’ duke shënuar përmes një inkursioni personal duke dribluar një lojtar brenda zonës e më pas të kalonte topin pas portierit për të festuar të parin gol me ekipin e ri.

Një gol që në fund i dha Bodrumspor 3 pikë të arta. Së bashku me Seferin, titullar ishte edhe mbrojtësi tjetër kuqezi, Arlind Ajeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat