Axhimusa operohet, do të mungojë një kohë

Futboll

Axhimusa operohet, do të mungojë një kohë

Nga: K.G. Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:19
Pamje nga spitali

Futbollisti Altin Axhimusa është operuar dhe do të mungojë për një kohë në fushën e gjelbër.

Futbollisti është pjesë e skuadrës së Ligës së dytë të Kosovës, Tefik Çanga nga Tërni. 

“Futbollisti skuadrës tonë Altin Axhimusa ka kryer me sukses sot ndërhyrjen kirurgjikale pasi në ndeshjen e fundit ai pësoi këputje të ligamentit të gjurit. 

I gjithë klubi është me ty dhe do të jemi me ty në çdo hap të rikuperimit tënd duke të uruar edhe një herë shërim të plotë dhe rikthim të shpejtë në fushë edhe më i fortë!”, njofton KF Tefik Çanga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat