Lajm i mirë për Edon Zhegrovën

Futboll

Lajm i mirë për Edon Zhegrovën

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:44
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova dribluesi më i mirë në javën e parë të Ligës së Kampionëve!

Lille është mposhtur me rezultat 2-0 në sfidën hapëse të Ligës së Kampionëve nga Sportingu.

Mirëpo, paraqitje të mirë në këtë ndeshjes bëri futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai pati tetë dribilime të suksesshme në këtë ndeshje.

Kjo statistikë ishte më e mira në javën e parë të Ligës së Kampionëve.

Asnjë lojtar tjetër nuk ka bërë driblime më shumë se ylli ynë.

Faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, ka publikuar performancat më të mira individuale të lojtarëve gjatë javës së parë, teksa Zhegrova ishte aty për driblimet e tij.

Futbollisti kosovar sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve do të ketë një test të vështirë para vetës pasi do të përballet me Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat