Halili hap ‘thesin"

Futboll

Halili hap ‘thesin"

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:38
Refik Halili

Tirana do të sfidojë Partizanin sonte në orën 20:00 në ‘Air Albania’ për të luajtur ndeshjen e javës së 6-të të Superiores.

Bardheblutë vijnë pas një ecurie konstante prej 5 barazimesh dhe kërkojnë që fitoren e parë ta marrin pikërisht në derbi.

Presidenti Refik Halili njihet për mënyrën e tij të motivimit përpara dueleve të tilla dhe as kësaj here nuk mund të mungonte një premio e majme. Plot 20 milionë lekë janë akorduar për lojtarët bardheblu në rast fitoreje mbrëmjen e sotme.

Tirana nuk njeh fitore në derbi prej 2 sezonesh teksa hera e fundit ishte ajo e suksesit 0-2 falë dopietës së Redon Xhixhës në sezonin 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat