Neymar zbulon talentin brazilian

Futboll

Neymar zbulon talentin brazilian

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 11:46
Neymar

Endrick Felipe Moreira de Sousa, i njohur më mirë si Endrick, është një nga yjet e rinj të Real Madrid.

18-vjeçari shënoi në Champions League këtë javë gjatë fitores 3-1 të Los Blancos ndaj Stuttgart.

Endrick shpesh konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj në futbollin botëror dhe është menduar të dominojë sportin në të ardhmen së bashku me të riun e Barcelona-s, Lamine Yamal.

Megjithatë, duke folur në fillim të vitit, ish-ylli i Barcelona-s dhe Paris Saint Germain, Neymar, e injoroi Endrick kur zgjodhi yllin e ardhshwm qw do të dilte nga Brazili.

Sulmuesi i Al Hilal tha: “Unë mendoj se Estevao i Palmeiras është talent i madh që po rritet në futbollin brazilian. Unë mendoj se ai do të jetë një gjeni”.

Estevao, 17 vjeç, do t’i bashkohet Chelseat verën e ardhshme për një shumë fillestare prej 28 milionë £.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat