Struga Trim Lum në sprovë

Futboll

Struga Trim Lum në sprovë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga një ndeshje

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë të dielë sjell xhiron e gjashtë në program.

Kampionët në fuqi Struga Trim Lum në këtë xhiro do të përballen me Shkupin në qytetin buzë liqenit.

Të dyja skuadrat shqiptare në këtë përballje vijnë pas barazimeve në xhiron e fundit, duke kërkuar fitoren që është shumë e rëndësishme për të dyja taboret për në renditjen e përgjithshme në vijim të kampionatit.

Përballje shqiptare do të ketë edhe në Tetovë, aty ku Shkëndija do të pret Voska Sportin e Ohrit.

Skuadra e Gostivarit në këtë xhiro do të luaj në transfertë ndaj Sileksit në Kratovë, teksa Besa e Dobërdollit do të pret Pelisterin.

Pjesë e programit të xhiros së gjashtë janë edhe takimet Tikveshi – Vardari dhe Rabotniçki – Brera.

Të gjitha sfidat luhen të dielën, duke nisur nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat