Inter, ylli i radhës vjen nga Premier League

Futboll

Inter, ylli i radhës vjen nga Premier League

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 12:48
Marotta

Portieri i Tottenham, Vicario, duket se ka përfunduar në shënjestrën e Inter-it.

Klubi zikaltër duket se është në kërkim të pasardhësit të Sommer dhe pavarësisht blerjes së Martinez nga Genoa këtë verë, po vlerëson marrjen e një portieri të ri.

Sipas Fichajes.net, Inter-i beson se njeriu i duhur është Vicario, i cili ka një kontratë me Spurs deri në 2027-ën.

Një kontratë akoma e gjatë, por Marotta duket se është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për të bindur anglezët.

Një ofertë e rëndësishme, por që mund të mos mjaftojë për të bindur numrin një të Tottenham, Daniel Levy, i cili njihet për kokëfortësinë e tij gjatë negociatave dhe për rrjedhojë mund të kërkojë një shumë më të lartë.

Gjithsesi, interesimi i Inter-it është shumë i fortë. Të shohim nëse zikaltrit do të arrijnë të marrin në Serinë A një nga portierët më të mirë të kampionatit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat