Formacioni i mundshëm i Partizanit

Futboll

Formacioni i mundshëm i Partizanit

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:24
Partizani

Emocionet e derbit të kryeqytetit kanë mbërthyer tifozët, teksa dëgjon kudo nëpër rrugë, kafe dhe restorante të flitet për ndeshjen më me rivalitet në vendin tonë.

Partizani – Tirana do të përplasin “brirët” në “Air Albania” në orën 20:00. Të kuqtë prej ditësh kanë punuar intensivisht  për këtë përballje, me Aleksander Veselinovic që po përgatit ekipin në detaje, supersfidë e cila paralizon gjithë qytetin.

Lajm i mirë për trajnerin serb është se për duelin me rivalët do të ketë të plotë grupin e lojtarëve. Kjo do t’i japë mundësinë Veselinovic të zgjedhe më të mirët për të hedhur në fushën e lojës dhe për të kërkuar rikthimin te fitorja në kampionat pikërisht në derbi.

Në këtë mënyrë do të ketë edhe luksin e zgjedhjeve të më të mirëve për duelin me rivalët e kryeqytetit.

Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj, Sembene, Bytyçi, Zguro, Taipi, Mehmeti, Rrapaj, Zeka, Cara, Mba. Trajner: Aleksander Veselinoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat