Dy futbollistët e Dritës, Hasan Gonda dhe Ilir Mustafa do të mbeten jashtë fushave për një kohë të gjatë, për shkak të lëndimeve të tyre.
Mbrojtësi i Dritës ka pësuar lëndim në ndeshjen me Ferizajn, ku pas ekzaminimeve të tjera mjekësore është konstatuar se ka këputur ligamentin.
Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni ditën e martë, ka bërë të ditur skuadra bardhekaltër përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Një tjetër mungesë e madhe për Dritën do të jetë edhe Ilir Mustafa, i cili ishte lënduar në përballje me Malishevën.
Kurse pas ekzaminimeve mjekësore të detajuara, Mustafa del se ka këputur ligamentin.
Drita ende nuk ka bërë të saktë datën e operimit të Ilirit.
Teksa sipas tyre dëmtimet po vijnë nga stadiumet sintetike dhe infrastruktura e keqe në vend.
Padyshim se për “Intelektualët” këto janë dy goditje të forta për vazhdimin e kampionatit.
Sfidën e radhës Drita e luan ndaj Ballkanit ditën e nesërme me fillim nga ora 15:00.