Adeyemi thyen çdo rekord të shpejtësisë

Futboll

Adeyemi thyen çdo rekord të shpejtësisë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:31
Adeyemi

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari që ka arritur shpejtësinë më të lartë të vrapimit gjatë një ndeshje.

Borussia Dortmund pati një fillim mbresëlënës në sezonin 2024/25 në Ligën e Kampionëve me një fitore 3-0 ndaj Club Brugge.

Edhe pse sulmuesi elektrik, Adeyemi, nuk mundi të hynte në mesin e shënuesve, ai arriti të vendosë një rekord mbresëlënës.

UEFA arriti të regjistrojë shpejtësinë më të lartë të sprintit prej 37.6 km/h në kohën e vrapimit të sulmuesit gjerman në ndeshjen kundër Brugge.

Jo vetëm që kjo është më e shpejta e regjistruar nga çdo lojtar këtë sezon, por në fakt është shpejtësia më e lartë e regjistruar nga çdo lojtar në historinë e Ligës së Kampionëve.

Pas arritjes së kësaj shpejtësie, Adeyemi tani lë pas vetes emra si Nuno Mendes (37.2 km/h), Kylian Mbappe (36.1) dhe Achraf Hakimi e Erling Haaland me shpejtësi prej 36 km/h.".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat