Xabi Alonso: Nëse duam të mirën e futbollit…

Futboll

Xabi Alonso: Nëse duam të mirën e futbollit…

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:46
Xabi Alonso

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen, ka dalë në krah të Rodri, Kevin de Bruyne dhe lojtarëve të tjerë që kanë ngritur problemin e kalendarit të ngjeshur.

Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së kampionatit kundër Wolfsburg, Alonso ka thënë:

“E kuptoj Rodri-n dhe lojtarët e tjerë. E kuptoj se ka ardhur momenti që lojtarët e ndjejnë numrin e madh të ndeshjeve.

Ata duhet të dëgjohen, duhet të marrin pjesë në vendime të tilla.

“Sepse të gjithë duam të mirën e futbollit. Kështu që Rodri ka absolutisht të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat