Interi do të arkëtojë shifra rekorde nga të ardhurat në derbi

Futboll

Interi do të arkëtojë shifra rekorde nga të ardhurat në derbi

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Derbi i Milanos pos brenda fushës do të jetë i zjarrtë edhe nga jashtë.

Interi do të jetë nikoqir i skuadrës së Milanit në kuadër të Serie A, sfidë që luhet të dielën në mbrëmje duke nisur nga ora 20:45.

Zikaltërit pas paraqitjes së mirë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, do të kenë një motiv shtesë.

Ndërsa në anën tjetër kuqezinjtë e kanë nisur keq nën periudhën e Paulo Fonsecas, të cilit po i rrezikohet vendi.

Ata renditen në vendin e 10-të me vetëm pikë të mbledhura nga nga katër ndeshje.

Megjithatë, ethet që sjellë ky derbi do të mjaftojë për të tërhequr tifozët në tribuna, pavarësisht statusit të dy klubeve.

Me këtë edhe pritet të thyhet rekordi i të ardhurave brenda një loje në elitën e futbollit italian.

Pasi sipas mediave italiane pritet, që Interi të arkëtoj rreth shtatë milionë euro nga shitja e biletave.

Bileta më e shtrenjtë që po sillet është deri deri në 550 euro.

Kurse, rekordin aktual e mban përballja e Interit dhe Juventusit që daton në vitin 2019. Ajo përballje solli 6.6 milionë euro.

Sa i përket Derby della Madonnina, ndeshja që Interi fitoi me rezultat 5-1, në shtator 2023 mban rekordin me të ardhura me vlerë 6.2 milionë euro.

Ndryshe, Milani sheh veç terr në pesë përballjet e fundit ndaj Interit, pasi i ka pësuar të gjitha humbje.

Fitorja e fundit e kuqezinjve në derbi datën në qershor të vitit 2022, kur e mposhtin me rezultat 3-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat