Fanatics blejnë të gjitha biletat prapa portës

Futboll

Fanatics blejnë të gjitha biletat prapa portës

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 14:09
Atmosfera në një ndeshje

Sot zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një ndeshje që pritet të ofrojë emocione të jashtëzakonshme.

Kjo përballje historike është gjithmonë e mbushur me tension dhe rivalitet të madh, me të dyja skuadrat që luftojnë për lavdinë në kryeqytet,.

Tribuna pas porte, ku janë vendosur Tirona Fanatics, është tashmë e gjitha e shitur, pasi u hodhën në treg rreth 4 mijë bileta.

Kjo tregon entuziazmin e madh të tifozëve për këtë ndeshje, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Air Albania

Pritet që stadiumi të mbushet plot me tifozë të zjarrtë, duke krijuar një skenë unike për këtë derbi, i cili gjithmonë ofron momente dramatike dhe tensione të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat