Skuadra e Suharekës, e cila këtë vit debutoi në Superligën e Kosovës, ka pasur një fillim të shkëlqyer, duke u renditur pranë skuadrave kryesuese në tabelë.
Forma e mirë e ekipit ka treguar se ata janë të gatshëm për të garuar në elitën e futbollit.
Nga ana tjetër, Feronikeli po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e klubit.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, skuadra nga Drenasi ka regjistruar pesë humbje dhe ka pësuar edhe shkarkimin e trajnerit, duke bërë që gjithçka të shkojë në drejtim të gabuar.
Asnjëra nga klubet nuk ka prezantuar futbollistët startues për këtë ndeshje.