Trajneri i Partizanit në derbi me lojtarin që u transferua si talent tek të kuqtë

Futboll

Trajneri i Partizanit në derbi me lojtarin që u transferua si talent tek të kuqtë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:01
Marçelino Preka

Partizani do të jetë pritëse sonte në derbin me Tiranën që do të luhet në orën 20:00 në stadiumin ‘Air Albania’, e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Të kuqtë synojnë të vijojnë ecurinë pa humbje në derbi ku nuk njohin disfatë prej 2 vitesh tashmë.

Nën drejtimin e trajnerit Veselinovic, skuadra kreu seancën e fundit stërvitore pasditen e djeshme.

Formacioni është thuajse i ‘ezauruar’, por tekniku serb kishte dyshime për qendrën e mbrojtjes. Dyshime këto që janë shuar vetëm në mëngjesin e sotëm ku është vendosur që Altin Bytyçi të ulet në stol dhe vendin e titullarit si partner i Sembene ta marrë Marçelino Preka.

Ky është një vendim teknik i Veselinovic që sheh të arsyeshme përdorimin e shtatlartit shkodran nga minuta e parë. Bytyçi ka qenë titullar absolut në të gjitha sfidat e këtij sezoni që nga aventura europiane, veç asaj hapëse ndaj Vllaznisë.

Preka ka lënë pas të gjitha problemet fizike dhe gjendja e tij është optimale për të marrë peshën kryesore në prapavijë. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar u mor si një nga talentët më të mëdhenj në qarkullim teksa u ble për 50 mijë euro nga rradhët e Bylisit. Por, dëmtimet e shpeshta e kanë ‘shtyrë’ shpërthimin që pritej nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat