Paraqitja fantastike e Paçaradës kundër Fortuna Dusseldorfit

Futboll

Paraqitja fantastike e Paçaradës kundër Fortuna Dusseldorfit

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:20
Leart Paçarada

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar formë të lartë në petkun e Koln-it, duke barazuar në Dusseldorf me rezultat 2:2 me Fortuna Dusseldorf.

Koln-i i Paçaradës i pafat, minuta e 90+5 ia mohoi fitoren në Dusseldorf.

Portieri Florian Kastenmeier i Fortuna Dusseldorf është lojtar i ndeshjes, me notën 8.4.

Linton Maina i Kolnit u vlerësua me notë 8.0 dhe Leart Paçarada me 7.8 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Iyoha (25'), Niemiec (90+5') shënuan për vendasit dhe Marte (21') e Maina (62') për Koln-in.

Paçarada është paraqitur titullar duke dhënë maksimumin dhe uë zëvendësua në minutën e 90+4.

Fortuna kryeson me 14 pikë pas javës së 6-të në Bundesliga II dhe Koln renditet në pozitën e 9-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat