Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka treguar formë të lartë në petkun e Koln-it, duke barazuar në Dusseldorf me rezultat 2:2 me Fortuna Dusseldorf.
Koln-i i Paçaradës i pafat, minuta e 90+5 ia mohoi fitoren në Dusseldorf.
Portieri Florian Kastenmeier i Fortuna Dusseldorf është lojtar i ndeshjes, me notën 8.4.
Linton Maina i Kolnit u vlerësua me notë 8.0 dhe Leart Paçarada me 7.8 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.
Iyoha (25'), Niemiec (90+5') shënuan për vendasit dhe Marte (21') e Maina (62') për Koln-in.
Paçarada është paraqitur titullar duke dhënë maksimumin dhe uë zëvendësua në minutën e 90+4.
Fortuna kryeson me 14 pikë pas javës së 6-të në Bundesliga II dhe Koln renditet në pozitën e 9-të me 8 pikë.