Vangjeli, tifozi special i Tiranës në derbi

Futboll

Vangjeli, tifozi special i Tiranës në derbi

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 15:59
Kristi Vangjeli

Kristi Vangjeli do të jetë tifozi special i Tiranës. Ish-lojtari dhe lideri i bardhebluve dje ishte në “Skënder Halili”

.Në momentin që hyri në kompleks, trajneri Bledi Shkëmbi dhe ndihmësi i tij, Sabien Lilaj, lanë punën dhe takuan ish shokun e ekipit.

Të njëjtën gjë bëri edhe Gledi Mici. Vangjeli takoi më pas të gjithë stafin e vjetër, drejtorin Ibraimi që ndoqi dje stërvitjen nga fillimi në fund.

Po kështu, ai pa nga afër të gjithë përgatitjet. Vangjeli është një lojtar kampion me Tiranën e sezonit 2019- 2020, si dhe ndihmëstrajner.

Aktualisht në Australi, Vangjeli do të jetë tifoz special i bardhebluve në këtë takim derbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat