Premton

Futboll

Premton

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 16:01
Stefano Pioli

Debutimi i trajnerit italian Stefano Pioli në Arabinë Saudite, në stolin e Al Nassr, filloi në mënyrë të shkëlqyer, me një fitore 3-0 ndaj Al Ettifaq. Objektivi i trajnerit dhe klubit arab është i qartë: Të rikthehet në krye të Ligës Pro Saudite.

Ish-trajneri i kuqezinjve, që tashmë drejton Cristiano Ronaldo, komentoi kështu suksesin: “Ajo që pashë nga lojtarët në këtë ndeshje ishte shumë e kënaqshme për mua. Kemi lojtarë të nivelit të lartë, vendas dhe të huaj dhe synimi ynë është të marrim pjesë në çdo turne”.

“Unë do të lë gjurmë me Al-Nassr. Arsyeja pse u bashkova me këtë ekip është shumë e qartë: Dua të fitoj trofe. I kam parë të gjitha ndeshjet e Al-Nassr këtë sezon, por tani duhet të fokusohemi në të ardhmen. Skuadra ka potencialin për të arritur rezultate të mira”, tha Pioli.

“Ne do të punojmë për të përmirësuar lojën tonë dhe për të përdorur të gjitha burimet në dispozicion. Ne do të ndërtojmë stilin tonë të lojës pa pritur taktikat e kundërshtarit. Ndeshjet e ardhshme do të më mësojnë të di më mirë për pikat e forta, të dobëta dhe aftësitë e ekipit. Shpresojmë të arrijmë rezultate pozitive”, tha Pioli.

Ronaldo dhe shokët e tij të Al Nassr aktualisht zënë vendin e katërt në renditje. Ndeshja e radhës është të hënën kundër Al-Hazem në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat