Si në çdo derbi tjetër edhe në këtë të sotmin mbështetja e tifozëve nuk do të mungojë.
Mbështetësit e të dyja skuadrave do të mbushin shkallët e stadiumit “Air Albania”, takim që do të startojë në orën 20:00 dhe që vë përballë Partizanin dhe Tiranën.
Kur duhen edhe 5 orë nga starti i kësaj sfide, “Newsport.al” ka mësuar ekskluzivisht se sa bileta janë shitur deri më tani. Mësohet se rreth 10000 bileta janë shitur, ndërsa numri i tyre pritet të jetë edhe më i lartë në orët në vazhdim.
Kjo pasi tifozët siç ndodh në shumicën e raste e lënë gjithçka për në moment të fundit. Pika e shitjes së biletave në “Air Albania” do të qëndrojë e hapur deri para sfidën dhe në këtë mënyrë tifozët mund të sigurojnë biletat e tyre.
Kujtojmë se ky është derbi i parë i këtij sezoni mes Partizanit e Tiranës. Përballje kjo që vlen më shumë se 3 pikë, vlen për krenari dhe prestigj.