Formacionet zyrtare të duelit Skënderbeu - Laçi

Futboll

Formacionet zyrtare të duelit Skënderbeu - Laçi

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 16:24
Skënderbeu

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Laçit në Kategorinë Superiore është një përballje mes dy skuadrave që mbajnë vendet e fundit në renditje.

Edhe pse është herët për të gjykuar në këtë moment të sezonit, të dy ekipet duan që të marrin tri pikët për t’i ikur këtij pozicioni dhe një krize që mund të thellohet në javët në vijim.

Skënderbeu vjen pas dy humbjeve radhazi dhe në shtëpinë e vet, përballë tifozerisë korçarë, do të përpiqet që të kthehet te sukseset për të ngjitur përsëri shkallë në renditje.

Ndërsa Laçi kërkon fitoren e parë për këtë edicion në Superiore, ku deri tani ka koleksionuar 3 barazime e 2 humbje.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Rabiu, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Lleshi, Mjaki, Papa, Opeh, Kryeziu, Prodani, Cena, Tresa, Melo, Bullari.
Trajner: Armando Cungu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat