Skënderbeu “dënon” mbrojtësin për gafën me Dinamon

Futboll

Skënderbeu “dënon” mbrojtësin për gafën me Dinamon

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 16:57
Skënderbeu

Gafa në ndeshjen ndaj Dinamos i ka kushtuar shumë shtrenjtë mbrojtësit brazilian të Skënderbeut, Lukas Ramos.

Gabimi i tij gjatë një rivënie anësore në takimin e mëparshëm të korçarëve në kampionat, solli golin e Mandelës në fundin e takimit dhe i dha suksesin 2-1 bluve.

Një gafë e rëndë për mbrojtësin me eksperiencë në kampionatin tonë, që nuk ka kaluar pa pasoja për të. Ai jo vetëm është nxjerrë nga formacioni nga trajneri Ivan Gvozdenoviç, por edhe është dërguar në tribunë për të ndjekur takimin e sotëm ndaj Laçit si spektator.

Bashkë me të, në tribunë janë edhe Nërguti me Zenullarin, por këta të dy të fundit nuk kishin rol në ndeshjen ndaj Dinamos. Ndaj duket qartësisht se vendimi për të çuar Ramos në tribunë, ka lidhje me paraqitjen e tij në ndeshjen e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat