Para bilbilit të fillimit të ndeshjes ndaj Napolit, ish-portieri është rikthyer për të marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e juventinëve!
Pasdite emocionesh të mëdha për Wojciech Szczesny.
Para bilbilit të fillimit të ndeshjes ndaj Napolit, ish-portieri i Juventusit është rikthyer në Stadium për të marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e juventinëve pasi i ka thënë lamtumirën Juventusit dhe futbollit që ka luajtur.
Një nderim shumë i përzemërt nga tifozëria bardhezi, e cila i kërkoi shprehimisht klubit që të “thirrnin” edhe një herë ish-portierin për t'i treguar atij gjithë dashurinë e tyre.