Skandal në Kosovë, policia konfirmon: 2 tifozë të lënduar, 5 të arrestuar nga përleshja

Futboll

Skandal në Kosovë, policia konfirmon: 2 tifozë të lënduar, 5 të arrestuar nga përleshja

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:17
Pamje

Dy të lënduar e pesë të arrestuar sot në përleshjen mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi përleshje mes dy tifozerive.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhenësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta,  me  ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë  arrestuar pesë pesona të dyshuar”,u shpreh Ahmeti.

Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat