Dy të lënduar e pesë të arrestuar sot në përleshjen mes tifozëve të Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ekrem Grajçevci” krijoi përleshje mes dy tifozerive.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhenësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 15:00, në Stadiumin “Ekrem Grajçevci” në Fushë Kosovë, gjatë një ndeshje futbolli, ka ndodhë një incident, ku tifozët janë përleshur gjuajtur mes vete me mjete të forta, me ç ‘ rast janë lënduar 2 prej tyre. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për incidentin. Deri tani janë arrestuar pesë pesona të dyshuar”,u shpreh Ahmeti.
Ndeshja u ndërpre për mbi gjysmë ore për shkak të kësaj ngjarjeje.