Romelu Lukaku dhe Juventusi kanë të njëjtën veçanti

Futboll

Romelu Lukaku dhe Juventusi kanë të njëjtën veçanti

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:24
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku dhe Juventusi kanë të njëjtën veçanti, si dy linja paralele: nuk takohen kurrë. Me përjashtim të rasteve kur “takimi” bëhet konfrontim, sigurisht. Do të ndodhë pasditen e vonë të së shtunës, në ndeshjen e parë të madhe të titullit në Serie A.

Nga njëra anë Juventusi, i cili pas nja dy gjysmëndalesash në kampionat ngriti kokën sërish falë fitores europiane 3-1 ndaj PSV. Nga ana tjetër Napoli, i cili prej pak më shumë se 20 ditësh drejtohet në sulm nga Lukaku, me fanellën e tretë italiane, pas atyre të Interit dhe Romës.

Ndër fanellat në fjalë, në fakt nuk është ajo e Juventusit. Edhe nëse dy linjat e destinuara të mos kryqëzohen kurrë, kanë tentuar vazhdimisht që rrugët e tyre përkatëse të përkojnë.

Pra, po, një pjesë e bukur e historisë moderne do të kishte marrë një kthesë krejtësisht të ndryshme. Në Torino, në Milano, ndoshta edhe në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat