Lajm i keq për Vedat Muriqin, mungon edhe për Kosovën

Futboll

Lajm i keq për Vedat Muriqin, mungon edhe për Kosovën

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:29
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi ka pësuar një lëndim muskulor gjatë stërvitjeve me skuadrën e Mallorcas, një lajm që ka shqetësuar fansat dhe ekipin.

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle,

“Pirati” pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 3-4 javësh, gjë që do të ketë ndikim të ndjeshëm në përformancën e tij dhe të ekipit.

Gazeta “Marca” ka theksuar se Muriqi ka pësuar një lëndim të rëndë në kërdhokullën e tij, duke e bërë të pamundur pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e planifikuar për të hënën ndaj Real Betisit.

Një shqetësim i madh është gjithashtu mungesa e tij për ndeshjet e ardhshme të kombëtares së Kosovës në Ligën e Kombeve, ku ai mund të humbasë dy sfidat e muajit tetor kundër Lituanisë dhe Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat