Suhareka ka marrë fitore ndaj Feronikelit ’74 me rezultat të pastër 2-0.
Megjithatë në minutën e 45+2, vendasit fituan një penallti, ku Jakup Berisha u pengua në zonë.
Reagime të mëdha pati nga futbollistët mysafirë në fushë, megjithatë gjyqtari Eridon Podvorica ishte i vendosur për ta mbajtur vendimin e tij.
Kapiteni i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci ka reaguar në rrjetet sociale, pasi ai nuk ishte në fushë shkaku i lëndimit.
Lladrovci ka shkruar në profilin e tij në Facebook: “Po vjen era pare n’Suharekë”.