“Po vjen era pare në Suharekë” – kapiteni i Feronikelit me reagim

Futboll

“Po vjen era pare në Suharekë” – kapiteni i Feronikelit me reagim

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:30
Lladrovci

Suhareka ka marrë fitore ndaj Feronikelit ’74 me rezultat të pastër 2-0.

Megjithatë në minutën e 45+2, vendasit fituan një penallti, ku Jakup Berisha u pengua në zonë.

Reagime të mëdha pati nga futbollistët mysafirë në fushë, megjithatë gjyqtari Eridon Podvorica ishte i vendosur për ta mbajtur vendimin e tij.

Kapiteni i Feronikelit ’74, Lapidar Lladrovci ka reaguar në rrjetet sociale, pasi ai nuk ishte në fushë shkaku i lëndimit.

Lladrovci ka shkruar në profilin e tij në Facebook: “Po vjen era pare n’Suharekë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat