Ndeshjet e Grupit A nisin me një goleadë

Futboll

Ndeshjet e Grupit A nisin me një goleadë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Java e parë e Grupit A të Kategorisë së Dytë ka dhuruar menjëherë rezultate që tregojnë se cilat do të jenë ekipet pretendente për ngjitjen në Kategorinë e Parë nga ky grup.

Rezultati më i thellë vjen nga ndeshja mes Veleçikut dhe Murlanit, me rezultatin 8-1 që lë pak vende për diskutim. Protagonist i ndeshjes ishte futbollisti Brajan Shekaj, i cili shënoi 6 herë në portën kundërshtare në këtë sfidë.

E vetmja fitore mes skuadrave udhëtuese në duelet e sotme ishte ajo e Luzit, që hodhi kandidaturën për të qenë mes ekipeve pretendente duke triumfuar në transfertë ndaj Sopotit.

GRUPI A / REZULTATET

Adriatiku-Basania 3-1

Tërbuni-Iliria 0-0

Veleçiku-Murlani 8-1

Besëlidhja-Albanët 3-1

Naftëtari-Gramshi 0-0

Sopoti-Luzi 2008 1-2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat