I përjashtuari nga Kosova, sot çon në këmbë francezët 

Futboll

I përjashtuari nga Kosova, sot çon në këmbë francezët 

Nga: K.Goca Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:55
Zhegrova - djathtas feston me shokë

Edon Zhegrova sot ka dhuruar spektakël në elitën e futbollit francez.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar dy gola në barazimin e Lilles me rezultat 3:3 ndaj Strasbourg, në ndeshjen e javës së 5-të.

Përderisa në Kosovë po bëhet ende zhurmë për përjashtimin e Zhegrovës nga kombëtarja e Kosovës, ky djalosh sot shkëlqeu në Francë. 

Dramë në LIlle, Zhegroiva ka shënuar dy gola në pjesën e parë për epërsinë 2:0 dhe i tërë stadiumi çohet në këmbë duke brohoritur emrin e tij.

Mysafirët barazuan dhe avancuan me 2:3. 

Në minutën e 84-të David nga penalltia ka barazuar 3:3

Për Lillen shënuan Edon Zhegrova në minutën e 15-të e 27-të e David (84’ – nga penalltia) dhe për udhëtuesit Santos (30'), Emegha (42') e Nanasi (66').

Strasbourg renditet në vend të pestë me 8 pikë e Lille në të dhjetin me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat