Publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Partizanit dhe Tiranës

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 18:59
Pamje nga një ndeshje

Partizani dhe Tirana përballen sot në derbin e parë të sezonit mes tyre në Superiore, në një sfidë që ka rëndësi shumë të madhe për të dy ekipet.

Të kuqtë duan të rigjejnë fitoret pas ndalesave radhazi në kampionat, ndërsa per bardheblutë kjo sfidë vjen pas 5 barazimesh radhazi.

Trajneri Veselinoviç ka bërë ndryshime në rreshtim, duke kthyer në formacion emra si Preka, Buxhelaj, Taipi e Bintsuka nga minuta e parë. Ndërsa Shkëmbi i beson përsëri fazën ofensive Abah dhe Zharmunit.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Hadroj, Buxhelaj, Mehmeti, Taipi, Rrapaj, Zeka. Cara, Bintsuka.
Trajner: A. Veselinoviç.

TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Meta, Jonuzi, Haxhiu, Abah, Zharmuni.
Trajner: B. Shkëmb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat