Napoli ndahet baras me Juventusin

Futboll

Napoli ndahet baras me Juventusin

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 20:11
Pamje nga ndeshja

Napoli i bën bllokadë, Juventusi i Tiago Motës ka harruar të shënojë!

Juventusi duket se është futur në krizë goli.

Bardhezinjtë e Tiago Motës, regjistruan barazimin e tretë radhazi në kampion me shifrat 0-0.

“Zonja e Vjetër” nuk arriti të shënonte as në duelin e ditës së sotme ndaj Napolit të Antonio Kontes, në një sfidë që rezultoi tepër e luftuar.  

Vlen të theksohet fakti se si Juventusi ashtu edhe Napoli regjistruan nga një gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë sfidës.  

Me këtë barazim, Napoli u ngjit në kuotën e 10 pikëve në 5 ndeshje, ndërkohë që Juventusi ka siguruar 1 pikë më pakë në po 5 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat