Armando Sadiku është shfaqur portagonistë ditën e sotme me ekipin e tij në Indi, FC Goa.
të fundit barazuan 1-1 në transfertë kundër Mohammedan, në sfidën e vlefshme për javën e 2-të të kampionatit.
Sadiku ishte ai që i dha barazimin të tijëve më minutat e fundit të ndeshjes. Ishte pikërisht minuta e 94-të, kur sulmuesi nga Elbasani gjeti rrugën e rrjetës duke i dhënë FC Goa-s një pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë.
Kujtojmë që Sadiku u transferua te ky ekip gjatë kësaj vere. 33-vjeçari vendosi të mbyllte aventurën e tij me Mohun Bagan, por nuk u largua nga India dhe u transferua te FC Goa.