Skënderbeu dhe Laçi kanë luajtur ditën e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superiores.
Kjo sfidë e zhvilluar në stadiumin e Korçës përfundoi 2-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviq.
“Nuk ishte futboll i bukur, por ishim në ngërç dhe kishim nevojë për pikët.
Si gjithmonë i them bravo çunave sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe stresuese. Tani s’mund të flasim keq, e merituam fitoren dhe jemi të lumtur. Jemi pak më mirë tani, pasi ishte një stres i madh kjo ndeshje nëse do ta fitonim apo jo. Mund të menaxhohej më mirë situata për Rashicën te ai rast sepse mund të kishim më pak stres.
Kundër Laçit gjithmonë është e vështirë. Në 4 vitet e fundit nuk kemi fituar asnjëherë këtu në Korçë, ishte një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luajmë shumë bukur. Do vazhdojmë, do krijojmë një vazhdimësi. Tani duhet një lojë më e bukur sepse iku stresi. Laçi një kundërshtar i fortë dhe nuk mund të luanim bukur dhe me shumë gola. Megjithatë ishim në ekuilibër, mund të shënonim dhe golin e dytë.
Luhatje gjatë ndeshjes? Mund ta rregullojmë, por kemi nevojë për kohë. Nuk mund ta rregullojmë që nesër. Pas 3-4 javësh mund ta rregullojmë këtë me lojtarët me eksperiencë që kemi, siç është Doka. Me këta lojtarë do kontrollojmë presionin dhe topin e dytë. Kjo është një përgjigje e saktë”, tha Gvozdenoviq.