Leçe po luan momentalisht në shtëpi sfidën përballë Parmës. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 5-të të Serie A.
Por, klubi i Leçes në prag të ndeshjes ka marrë një lajm të keq për një nga lojtarët.
Bëhet fjalë për Medon Berishën i cili u la jashtë ekipit vetëm pak para ndeshjes.
Siç raportohet nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim muskulor në prag të kësaj ndeshje.
Berisha ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë, teksa mungesa e tij është njoftuar dhe nga vetë klubi italian.