Mesfushori i Kombëtares shqiptare dëmtohet në prag të ndeshjes

Futboll

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dëmtohet në prag të ndeshjes

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:36
Ylber Ramadani - Medon Berisha

Leçe po luan momentalisht në shtëpi sfidën përballë Parmës. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 5-të të Serie A.

Por, klubi i Leçes në prag të ndeshjes ka marrë një lajm të keq për një nga lojtarët.

Bëhet fjalë për Medon Berishën i cili u la jashtë ekipit vetëm pak para ndeshjes.

Siç raportohet nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim muskulor në prag të kësaj ndeshje.

Berisha ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë, teksa mungesa e tij është njoftuar dhe nga vetë klubi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat