Inzaghi: Do të jetë një ndeshje e hapur

Futboll

Inzaghi: Do të jetë një ndeshje e hapur

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:38
Inzaghi

"Kemi ende shumë për të dëshmuar. Sezoni sapo ka filluar, nuk duhet të mendojmë për derbet e kaluara sepse nuk sjellin pikë apo gola. Ndihemi të fortë.

Ne do të duhet të luajmë një ndeshje me vendosmëri të madhe sepse derbet shkojnë përtej parashikimeve dhe çdo detaj do të jetë thelbësor”, deklaroi trajneri i Interit, Simone Inzaghi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit.

“Ne e dimë se çfarë ndeshje na pret. Të gjithë e dimë se çfarë përfaqëson derbi për ne, për klubin, për tifozët tanë. Do të duhet një Inter i veçantë, sepse pas ndeshjes që luajtëm në Evropë shpenzuam shumë energji fizike dhe mendore.

Por ndonjëherë në ndeshje si derbi gjen energji që as e kishe menduar se e kishe. Nuk ka çështje Lautaro, ai është kapiteni ynë dhe nëse është mirë do të luajë. Do të zgjidh çdo dyshim për formacionin pas seancës së fundit stërvitore”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat