Naim Saliu: Shkëndijën, do ta presim ashtu siç i ka hije

Futboll

Naim Saliu: Shkëndijën, do ta presim ashtu siç i ka hije

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 21:42
KF Bashkimi nga Luboteni

Kryetari i KF Bashkimi nga Luboteni, Naim Saliu ka deklaruar se në ndeshjen e nesërme kundër Shkëndijës, mysafirët do të priten ashtu sic i kanë hije një klubi shqiptarë.

Saliu uron që të zhvillohet një lojë e mirë, që do ti kënaqte të gjithë shikuesit, ndërsa në fund le të fitoj ekipi, I cili e Meriton fitoren.

Ai ia ka lakmi Shkëndijës për organizimin shumë të mirë të kryesisë së klubit, përfshirë edhe afaristët, mërgimtarëte, tifozët e të tjerët.

Saliu ka uruar kuqezinjve nga Haracina suksese dhe sa më parë të inkuadrohen në Ligën e dytë të Maqedonisë.

“Të dielën ne Butel e prsim Shkëndijën e Haraçinës, konkurrentin që me shumë gjasa sivjet do të jetë lider në Ligën e Tretë-Veri, pasi është ekip i konsoliduar, dhe me kryesi shumë të mirë, ku afaristët dhe mërgimtaret janë shumë të mobilizuar, krejt me të vetmin qëllim për të bërë pjesë e Ligës së dytë. Dhe, kur ka bashkim dhe dëshirë edhe ZOTI lëshon rahmet e bereqet.

Ne do ti presim si gjitha ekipet tjera, do të luajmë futboll modern pa asnjë start, pa asnjë fyerje, sepse futbolli duhet të na bashkon dhe të na shoqëron e kurrsesi të na armiqësojë, edhe pse për fat të keq kemi ekipe që kanë mbetur me mentalitetin e kohës së gurit.

Ekipit të Shkëndijës i urojmë suksese dhe së më parë ta shohim aty ku e kanë vendin. Në fushë le të fitoj më I miri. Uroj të jetë një lojë  e mirë për shikuesit dhe uroj në fund të fiton ekipi që e meriton fitoren”, deklaroi naim Saliu, kryetar I KF Bashkimi nga Luboteni.

Ndeshja Bashkimi Luboten-Shkëndija fillon në ora 15:30 minuta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat