Derbi numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi.
“Komplimentoj çunat sepse kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Një derbi i parë për shumicën dhe mendoj se ishim superiorë.
Nuk mendoj se është ngërç te sulmuesit që të mos shënosh, pasi sot është dhe normale, ndodh në derbi. Unë jam i kënaqur me sulmuesit edhe pse sot prisja diçka më shumë.
Kjo ndeshje lë pak për të dëshiruar përsa i përket sulmit.
Deri para kësaj ndeshje mendoj se kemi bërë mirë. Sot kishim një ngërç psikologjik në 30 metrat e fundit. U bënë pak si shumë barazime, por kemi parë skuadra që me 10 apo 11 barazime kanë dalë kampionë”, tha Bledi Shkëmbi pas barazimit në derbi.