Ylber Ramadani asiston por Lecce befasohet me dy gola në minutat e shtesë

Futboll

Ylber Ramadani asiston por Lecce befasohet me dy gola në minutat e shtesë

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 22:42
Lecce

Futbollisti nga Kosova, Ylber Ramadani, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, sonte ka shkëlqyer në Serie A, duke e ndihmuar Leccen në barazimin me rezultat 2:2 ndaj Parmës, në takimin e javës së 5-të.

Dorgu ka shënuar në minutën e 32-të pas asistimit të Ylber Ramadanit. Krstoviq ka thelluar epërsinë në minutën e 59-të.

Minutat shtesë befasuan Leccen. Almqvist ngushtoi rezultatin në minutën e 90+3 dhe Hainaut ka barazuar në atë të 90+6..

Dy kartona të kuq u regjistruan në këtë ndeshje, Guilbert i Lecces në minutën e 47-të dhe dhjetë minuta më vonë edhe Cancellieri i Parmës. 

Ramadani është ndëshkuar me karton të verdhë në fillim të pjesë së parë përkatësisht në minutën e 7-të.

Ramadani është zëvendësuar në minutën e 75-të.

Lecce është në pozitën e 13-të me 5 pikë sa ka edhe Parma në të 11-tin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat