Reali nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj ekipit të shqiptarit 

Futboll

Reali nuk lejon befasi, fiton me përmbysje ndaj ekipit të shqiptarit 

Nga: K.G. Më: 21 shtator 2024 Në ora: 22:56
Real Madridit feston

Reali dukej i përgjumur deri në momentin e pësimit të golit por me pas këndellet duke e përmbysur rezultatin e rivalit. 

Kampioni i Spanjës, Real Madridit, e ka mposhtur me rezultat 4:1 Espanyolin. 

Mysafirët u përpoqën por nuk ia dolën të befasojnë. 

Marash Kumbulla, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit standard për Espanyolin. 

Portieri Courtois shënoi autogol në minutën e 54-të në favor të Espanyolit.

Ky gol e rriti adrenalinën e Realit duke shënuar katër herë në portën e ekipit nga Katalonia. Carvajal shënoi në minutën e 58-të, pastaj Rodrygo (75'), Vinicius Junior (78' dhe Mbappe (90'- nga penalltia). 

Pas javës së 6-të, Reali renditet në pozitën e 2-të me 14 pikë dhe Espanyol në të 13-tin me 7 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat