Reali dukej i përgjumur deri në momentin e pësimit të golit por me pas këndellet duke e përmbysur rezultatin e rivalit.
Kampioni i Spanjës, Real Madridit, e ka mposhtur me rezultat 4:1 Espanyolin.
Mysafirët u përpoqën por nuk ia dolën të befasojnë.
Marash Kumbulla, reprezentues i Shqipërisë, u paraqit standard për Espanyolin.
Portieri Courtois shënoi autogol në minutën e 54-të në favor të Espanyolit.
Ky gol e rriti adrenalinën e Realit duke shënuar katër herë në portën e ekipit nga Katalonia. Carvajal shënoi në minutën e 58-të, pastaj Rodrygo (75'), Vinicius Junior (78' dhe Mbappe (90'- nga penalltia).
Pas javës së 6-të, Reali renditet në pozitën e 2-të me 14 pikë dhe Espanyol në të 13-tin me 7 sosh.